Në Banjë të Malishevës bëhen me shtëpi dy familje

Në Banjë të Malishevës bëhen me shtëpi dy familje

Dy familje janë bërë me shtëpi falë humanitetit të familjes së Ali Hazrollit nga Banja e Komunës së Malishevës.

Në ceremoninë e sotme të dhënies së çelësave të shtëpive për familjet e Mefail Kastratit nga Maxharra dhe të Amrush Zogajt nga Lladroci, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe anëtari i familjes Hazrolli, gjeneral major Gëzim Hazrolli.

Kryetari Begaj me këtë rast falënderoi familjen Hazrolli, e cila krahas kontributit në luftë, edhe sot po vazhdon të kontribuojë me këtë formë të ndihmës për familjet në nevojë.

“Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë këto familje”, tha ai.