Oslo, neutralizohet një bombë e dërguar në një komisariat policie

Oslo, neutralizohet një bombë e dërguar në një komisariat policie

Policia norvegjeze njoftoi sot se ka neutralizuar një bombë, mjaft të fuqishme, që ishte dërguar në një komisariat policie, një incident i pazakontë në shtetin skandinav.

”Komisariati i policisë në juglindje të Oslos u evakua të mërkurën në mëngjes pasi një punonjës konstatoi një pako të dyshimtë. Pakoja kishte brenda një pajisje shpërthyese artizanale që do të shpërthente në momentin e hapjes së pakos”, njoftoi policia.

‘’Një bombë e vërtetë që mund të shkaktonte një numër të madh të plagosurish’’, deklaroi komisari i policisë, Steven Hasseldal gjatë një konference shtypi.

Pajisja shpërthyese u çaktivizua nga specialistë të eksplozivëve.

Policia raporton se nuk ka të dyshuar deri në këtë fazë të hetimeve.