Nuk do të “divorcohen” Juve dhe Rugani

Nuk do të “divorcohen” Juve dhe Rugani

Juventus nuk do të diskutojë të ardhmen e Daniele Ruganit deri pas muajit janar, raporton “Calciomercato”.

Negociatat mes lojtarit dhe “Zonjës së Vjetër” janë ndërprerë, të cilat pritet të fillojnë pas muajit janar.

Siç raportohet, juventinët nuk e kanë në plan të ndahen me lojtarin, transmeton RTKlive.

Rugani është duke u kërkuar nga AS Roma dhe Chelsea, por duket se lojtari do të qëndrojë tek kampionët e Italisë edhe disa sezona, dhe se dy të palët pritet të firmosin kontratën e re gjatë pjesës së dytë të garave të këtij sezoni.