Chanel ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve ekzotike

Chanel ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve ekzotike

Chanel ka lajmëruar se nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet e saj.

Marka luksoze është një nga firmat më të mëdha që 'i ka kthyer shpinën' përdorimit të lërkurës së krokodilëve dhe hardhucave.

Lëvizja vjen si shenjë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve.

Kreu i shtëpisë së modës, Bruno Pavlovsky tha: "Nuk do të përdorim më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet tona të ardhshme."

Politika e re synon gjithashtu të ndalojë përdorimin e leshit të kafshëve të tilla si qeni, rakuni dhe lepuri.

Çantat, veshjet dhe këpucët e bëra nga lëkura e gjarpërit apo krokodilit shiten në internet me vlera mbi 20.000 paund.

Çantat me lëkurë pitoni u hoqën nga faqja zyrtare e Chanel të martën edhe pse çantat e dorës së dytë janë ende në shitje për dhjetëra mijëra paund në faqe.