Mustafa: Nuk u përmbushen premtimet, as viza e as Çakorr

Mustafa: Nuk u përmbushen premtimet, as viza e as Çakorr

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur sot lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe çështjen e demarkacionit.

Mustafa ka thënë se përpos që nuk u përmbush zotimi i vizave , poashtu nuk u përmbushën zotimet se kufiri do të zhvendoset në Çakorr. Mustafa tha se Haradinaj pati ngritur një kauzë të rrejshme për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Liberalizimi, Çakori e Zhlebi

Mbetëm pa përmbushje të zotimeve për liberalizim dhe mbetëm pa përmbushje të zotimeve se kufiri do të zhvendoset ne Çakor. Ndërkaq, askush nuk merr përgjegjësi.

Ishte kontestimi që ia bëri Kryetari i AAK-së, tani Kryeministër, me kauzë të rrejshme marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi që qoi që procesi i liberalizimit të mos fillojë me kohë. Ai dhe disa shërbyes të tij, deputetë e profesorë, ngulnin këmbë se kufiri është në Zhleb dhe Çakorr dhe se Kosova po humb 8200 hektarë. Këtë vit demarkacioni u ratifikua, e votuan 80 deputet, kufiri nuk po lëvizë, mbeti aty ku u caktua me marrëveshje, por vizat nuk u hoqën.