Caktohet gjyqtari i derbit Juventus-Inter

Caktohet gjyqtari i derbit Juventus-Inter

Nesër luhet dueli mes dy rivalëve të përjetshëm italianë.

Java e 15-të e Serie A hapet me Derbin e Italisë, ku Juventus e pret Interin në Allianz Stadium.

Për këtë takim, Federata e Futbollit Italian e ka caktuar gjyqtarin Massimiliano Irrati.

Irrati ka qenë gjyqtar në një ndeshje të Interit këtë sezon, atë në udhëtim te Lazio, të cilën zikaltërit e kanë fituar 3-0.

Detyrën në VAR në sfidën e nesërme do ta kryejë Marco Guida.

Ndeshja mes Juves dhe Interit luhet nga ora 20:30.