Haradinaj: Serbia i paguan ata që luftojnë për Rusinë

Haradinaj: Serbia i paguan ata që luftojnë për Rusinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia i ka në lista të pagave serbët që shkojnë të luftojnë për Rusinë në vende të tjera.

Ai ka folur kështu të enjten para gazetarëve. 

"Dallimi i Kosovës me Serbinë është se Kosova është i vetmi vend që ka ligj kundër pjesëmarrjes së qytetarëve në luftëra të huaja, ndërsa Serbia i mbanë në lista të pagave serbët që luftojnë për Rusinë në Ukrainë apo Siri", ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka thënë se qëndrimi NATO-s lidhur me Ushtrinë e Kosovës është se meqenëse ka marrëdhënie me FSK-në atëherë do ta shqyrtojë marrëdhënin me ushtrinë e krijuar.   

Ai ka theksuar se Kosova nuk thyen asnjë marrëveshje me NATO-n.