Zaevit duhet t’i bëhet presion përmes BE-së, NATO-s dhe Nimetz

Zaevit duhet t’i bëhet presion përmes BE-së, NATO-s dhe Nimetz

"Deklaratat e kryeministrit Zaev për mundësinë që gjuha maqedonase të mësohet në Greqi, e varros marrëveshjen e Prespës”, thotë në intervistë për televizionin “Antena”, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikoz Kotzias.

Pyetja se cila gjuhë duhet të mësohet në Greqi është në kompetencë tonën, sqaron Kotzias, i pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte pjesë e Qeverisë së Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do ta kapja për veshi në të gjitha mënyrat, edhe nga NATO, nga BE-ja dhe nga Nimetz”, tha ish-ministri i Greqisë, Nikos Kotzias.

Pikërisht neni 49 i Kushtetutës, si dhe neni 36, gjatë periudhës së kaluar ishin çështjet më të kontestueshme për Athinën.