Sarme me lakër të bardhë

Sarme me lakër të bardhë

Sarmat janë një pjatë e pashmangshme e stinës së dimrit. Po ju sjellim variantin e përgatitjes së tyre me fletë të lakrës së bardhë.

Përbërësit

15-20 fletë lakre

5-6 qepë

500 gr mish i bluar

100 gr oriz

100 ml vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

piper i kuq

 

Përgatitja

Në fillim e shpëlajmë mirë lakrën dhe e fusim në një tenxhere me ujë të nxehtë.

E lëmë rreth 10 minuta dhe më pas nisim e shkëpusim fletët e saj një nga një.

Qepën e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Pastaj shtojmë mishin e bluar dhe në fund orizin.

I kaurdisim mirë derisa të zbuten të gjithë përbërësit.

Më pas, marrim një fletë të lakrës dhe në qendër të saj vendosim dy lugë gjelle nga masa e përgatitur me mish e oriz.

Me kujdes i rrotullojmë në formë cilindrike. Kështu veprojmë me të gjitha fletët.

Sarmat e përgatitura kështu i vendosim në një tavë dhe i pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30-40 minuta.