Supë me hudhër

Supë me hudhër

Pa merak, aroma e hudhrës nuk do të vërehet fare, ndërsa ju do të kënaqeni me shijen e posaçme që të jep kjo supë.

Përbërësit

500 ml lëng pule

2 hudhra

2 qepë

100 ml ajkë për gatim

50 gr djath parmezan

50 gr gjalpë

vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Thelpinjtë e hudhrës mbulojini me vaj ulliri.

Vendosini në tepsi, mbulojini dhe piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 40 minuta.

Pastaj lërini të ftohen e largojuni lëvozhgën.

Qepën e grirë imët fërgojeni në gjalpë.

Shtoni edhe hudhrën dhe kaurdisini bashkë.

Pastaj shtoni lëngun e pulës dhe vazhdoni zierjen për edhe 20 minuta të tjera.

Në fund bluajeni me blender dore e shtoni ajkën për gatim dhe djathin parmesan.