Cheescake me mana të zeza

Cheescake me mana të zeza

Kemi shkuar në Fier, ku kuzhinieri Abdullahu për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” gatuan një cheescake me mana.

Përbërësit:
Mana të zinj
Biskota cereale
Gjalpë
Krem djathi
Salcë kosi
Pana
Krem mana

Përgatitja:
Në një enë prej xhami, hedhim biskotat cereale dhe gjalpin e shkrirë, i përziejmë mirë dhe më pas i hedhim në tavën që është pikërisht për cheescake, e shtrijmë në gjithë hapësirën e saj dhe e fusim në frigorifer për 10 min.

Në ndërkohë që ajo ngrinë pak, në bëjmë gati shtresën e dytë të cheescaku-ut. Prapë në një enë tjerë bashkojmë krem djathin me salcën e kosit, panën, kremin e manave dhe i përziejmë mirë.
Pastaj këto përbërës i hedhim mbi biskotat cereale dhe prapë i fusim në frigorifer për 20 min në mënyrë që të marri një ngrirje të lehtë.

Në fund mbi cheescake shtojmë dhe manat e zinj, sipas dëshirës dhe pak nga kremi i manave.
Ju beftë mirë!