Bukën me rrush të thatë mund ta bëni vetë

Bukën me rrush të thatë mund ta bëni vetë

A nuk ju kanë rënë edhe juve në sy ato bukët e shijshme tek furrat e bukës me rrush të thatë? Keni pyetur veten si bëhen?

Përbërësit:

30 gr maja birre

150 gr rrush i thatë

750 gr miell

1 kokërr lëkurë limoni (e grirë)

45 gr sheqer

60 ml gjalpë (i shkrirë)

125 ml ujë (i ngrohtë)

125 ml qumësht

Përgatitja:

Përdorni tre përbërësit e parë për të përgatitur majanë, si më poshtë.

Zbuteni rrushin e thatë në një tas me ujë të ngrohtë për 10 minuta.Thajeni mirë dhe përziejeni me pak miell.

Vendoseni miellin, rrushin e thatë, lëvoren e limonit në një tas të madh.

Bashkoni përzierjen e majasë dhe gjalpin.

Përzieni ujin e ngrohtë me qumësht dhe hidheni në miell sasinë e duhur për të arritur një brumë kompakt.

Kur të kalojë koha e ardhjes së brumit (1 orë), vendoseni brumin në siperfaqen e punës të pluhurosur lehtë me miell dhe punojeni për 2-3 minuta.

Formoni dy bukë dhe vendoseni në pllakën e furrës të lyer me vaj. Lëreni të vijë për 45 minuta. Piqeni në furrën e ngrohur për 45 minuta në 200 gradë. Pasi të jetë ftohur pak, gati për tu shijuar!