Botohet libri i Fahredin Shehut “HERENOW”

Botohet libri i Fahredin Shehut “HERENOW”

“HERENOW” është titulli i librit të autorit Fahredin Shehu, i cili është botuar nga Shtëpia botuese Inner Child Press International LTD, nga New Jersey.

Për librin kanë dhënë vlerësime njohës ndërkombëtarë të letërsisë. Profesori i letërsisë nga Dublini, Patrick Lodge shprehet: “Poezitë janë të ndjera duke mbarsur thellë diçka shpirtërore në çdo varg. Vetëm poezia  “Kah shpresa”, do të mund të ishte një vepër e vetme dhe ajo flet …thuaje fjalën o poet, fjalën depërtuese si një raketë, Herenoë është një raketë e tillë”,shprehet ai.

Profesori i letërsisë amerikane nga Universiteti Meiji në Tokyo, Keijiro Suga shkruan: “Nadalo së adhuruari Kohën, sepse Koha nuk është më Zot. Tokat e largëta rrotullohen, por për ty poet nuk ka Lindej as Perëndim. Të jesh këtu, të jesh Tani…të jesh i zëshëm si qielli. Atje ti e gjen vetën që i ngjan askujt dhe e emërton Fahredin Shehu. Engjëlli i fundit i dashurisë në Tokë, ose një, i cili përpiqet të bëhet”.

Për këtë libër ka shkruar edhe profesoresha, Fiona Sampson nga Universiteti Roehampton në Londër.

“Fahredin Shehu një shkrimtar me dhunti të shtrira gjithandej të lirikës, vizionit dhe guximit. Poezitë e tij evokojnë botë të mundshme dhe ato botë të pamundshme si dhe gjetjen e revelatave/ zbulesave nga jeta e përditshme. Ai është shkrimtar që duhet celebruar, frymëzues në admirim dhe mendjemprehtë në elegji”, shkruan Sampson.

Poeti dhe dramaturgu më i njohur turk, Tarik Gunersel thotë: “Kur poeti me një horizont aq të gjerë të dijes, si Fahredin Shehu thotë Herenoë/ Këtutania, unë e përqafoj mundësinë sfiduese të aventurës, në një udhëtim të hapur në secilën “këtutani” të mundshme dhe në secilën temë. Unë vazhdoj të argëtohem më një udhëtim të këtillë begatues”.

 Poeti norvegjez, Knut Odegard, thotë se  në poezinë e Shehut gjen një kombinim të rrallë të pasionit dhe mëshirës.

“Ai është një poet i ditur, i cili di se kreativiteti në art është njohja e traditave, fillimisht njohja e traditës së vet e më pas edhe të traditave tjera. Më pas Shehu shton diçka të re në këtë traditë krijuese, diçka që nuk ka ekzistuar në letërsi para shkrimit të poezive të tij. Empatia është fjala me, të cilën dua ta përshkruaj poezinë e Shehut. Afërsia e Tokës me Trupin, ndjeshmëria dhe shprehja brilante e epshit njerëzor. Të gjitha këto të kombinuara me vetëdije të së Shenjtës…”

Profesoresha nga Pensylvania State University, Hulya Yilmaz shkruan se Fahredin Shehu është një poet vizionar dhe i guximshëm me një përkushtim pasionant në secilën temë të rëndësisë universale.

“Ai është jashtëzakonisht i vetëdijshëm për simbolizmin lirik si atë islam dhe të krishterë po ashtu edhe të traditave tjera mitologjike dhe trashëgimisë gjuhësore. Shehu nuk shfaq thjeshtë diturinë dhe njohjen e tij nëpërmjet artit të shkruar kur objekti i tij poetik individual është në pyetje, por më shumë begaton perimetrin e themeluar poetik si zhanër”, shkruan ajo.

 Ndërkaq, botuesi Ëilliam Spencer Peters shkruan: “Shehu ka formën e veçantë të fuqizimit, është i thellë dhe një shpirt i ditur, i cili ndikon tek e papretendueshmja dhe te e vetëdijshmja në një mënyrë shumë të thellë. Shehu është një tip shpirti, të cilit mund t’i përulem deri në këmbë dhe të dëgjojë si dhe të vërtetojë thellësitë e diturive të tij dhe të mbetëm bukur i përmbajtur. Në diskurisin e tij, në këtë libër dhe në botime të tij të mëhershme, nëse e dëgjon zërin e evokimeve të tij, sheh frute të dukshme dhe të padukshme të dijes dhe përvojës. Gjë që është shenjtërisht e ëmbël. Kjo e bën poezinë e tij më të këndshme”.

 Libri i ka 120 faqe dhe gjendet në shitje në Amazon books.