Sallatë me patate

Sallatë me patate

Një sallatë e përsosur për fundjavat me shoqëri ose me mysafirë.

Përbërësit

1 kg patate

1 sallatë e gjelbër

3 vezë

200 ml ajkë të thartë/shtalpë

2-3 lugë gjelle majonez

1 lugë e vogël mustardë

1/2 lëng limoni

 

Udhëzimet

Patatet lahen, të paqëruara zihen në ujë të njelmët.

Qërohen dhe priten në katrorë të vegjël.

Sallata e gjelbër pritet imët.

Të gjithë përbërësit e prerë bashkohen me ajkë, majonezë, mustardë dhe lëng limoni.

Përzihen me kujdes.

Shërbehet me peshk ose mish të pjekur.