Gjellë kremoze me patate

Gjellë kremoze me patate

Provojeni këtë recetë për të gatuar nje gjellë të thjeshtë, por shumë të shijshme.

Përbërësit:

500 gr mish pule

4 patate

2 karrota

2 qepë

disa lugë gjelle ajkë të thartë/shtalpë

kripë dhe piper i zi

magdanoz.
 

Udhëzimet:

Qepën e grirë imët kaurdiseni për disa minuta. Më pas shtojani mishin e prerë në kubikë dhe karrotën.

Kaurdisini për 20 minuta e më pas shtojini edhe patatet. Vazhdojeni zierjen për disa minuta të tjera e më pas shtoni ujë tek tava, aq sa për të mbuluar perimet. Shtoni edhe mëlmesat e lëreni të marrë një valë.

Pastaj uleni temperaturën dhe vazhdoni zierjen e gjellës edhe për gjysmë ore.

Një pjesë të patateve bashkë me disa lugë shtalpë bluajeni me blender dore e më pas kthejeni sërish tek tava e lëreni të zihet për një kohë të shkurtë.