Ëmbëlsirë me pluhur kokosi dhe kakao

Ëmbëlsirë me pluhur kokosi dhe kakao

Ëmbëlsira të buta prej pandispanje të mbuluara me një shtresë të kakaoje dhe me shije kokosi, për një vakt vërtet të shijshëm. Këto ëmbëlsira me origjinë australiane janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe pjekur në furrë, të shijshme dhe të lehta.

Përbërësit:

300 gr sheqer pluhur

35 gr gjalpë

140 gr miell

kripë

vanilje

45 gr kakao e hidhur

4 vezë

140 gr sheqer

125 gr pluhur kokosi

Përgatitja:

Rrihni për 10 minuta të verdhat e vezëve me sheqerin në mënyrë që të përftoni një krem homogjen e të tejdukshëm, shtoni miellin dhe përziejeni me kujdes masën. Në një tas tjetër rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë derisa t’i bëni marengë dhe shtojani me kujdes masës së brumit. Më pas masën transferojeni në një tepsi me letër furre të lyer me gjalpë e të spërkatur me miell.

Piqini për 40 minuta në furrë të parangrohur në 180 gradë. Pas kësaj kohe, hiqeni pandispanjën dhe lëreni të ftohet e më pas priteni në kube.

Sitni 300 gr sheqer pluhur me 45 gr kakao në një tas rezistent nga nxehtëisa, shtoni gjalpin në temperaturë ambient dhe të prerë në kubikë, një bustinë dhe 100 ml ujë të vluar. Përziejini mirë përbërësit.

Vendoseni tasin në banjëmari dhe përziejini për 4-5 minuta për të marrë një salcë fluide. Hiqeni më pas nga banjë maria dhe kaloni një nga një kubat e pandispanjës, kullojuni kremin e tepërt dhe më pas kalojini në kokosin pluhur. Pastaj vendosini mbi një skarë të ftohen.