QKUK, për 24 orë, 204 shërbime në Emergjencë

QKUK, për 24 orë, 204 shërbime në Emergjencë

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare ka pranuar 204 persona për trajtim gjatë 24 orëve të fundit. 49 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në reanimacion.

Brenda kësaj kohe, gjithashtu, janë realizuar edhe 47 vizita kirurgjike, kishte 52 pacientë internistikë, 50 pacientë ortopedikë dhe 19 intervenime të shpejta kirurgjike.

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 21 persona të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime në aksidente komunikacioni.