Veseli merr mbështetjen amerikane

Veseli merr mbështetjen amerikane

Kryeparlamentari Kadri Veseli po zhvillon takimet intensive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ai në ditën e fundit në SHBA, në Pentagon është pritur nga zv/ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes, Laura Kuper, me të cilën diskutuan për ushtrinë e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Në këtë takim u konfirmua mbështeta për ushtrinë dhe për avancimin e raporteve SHBA-Kosovë në fushën e sigurisë. Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar zonjën Kuper për mbështetjen që SHBA i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në konsolidimin e shtetit.

Përveç në Pentagon, kryeparlamentari Veseli në Uashington u prit nga konkresmeni Dejvid Prajs me të cilin foli për ushtrinë, dialogun dhe temat tjera të rëndësishme që lidhen me raportet ndërshtetërore.

Po ashtu Veseli pritet ta zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë si dhe do të pritet në takim nga kongresistja demokrate Nensi Pellosi, e cila shumë shpejt pritet ta marrë drejtimin e Kongresit Amerikan.


MË SHUME NGA Aktuale