Protesta, shuplakë qeverisë, grusht opozitës, shpresë shoqërisë

Protesta, shuplakë qeverisë, grusht opozitës, shpresë shoqërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se “Qeveria zgjidhjen e ka dhe do ta japë me dialog”.

Në punimet e seancës së sotme, kryeministri Rama tha se “zgjidhja vjen me dialog , opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes sepse kërkon të nxjerrë nag zjarri gështenja zjarri duke futur studentët në qorrsokak”.

“Pse na duhet dialogu, pika për vetingun e titujve, ne kemi një plan si duhet bërë kjo duhet rënë dakord për planin dhe një gjë di unë brenda 6 muajve të ardhshëm kryetarja e LSI-së do të jetë doktoresha e parë e shkencave që do të heqë bluzën e doktorit dhe do të mbetet me çizmen e LSI”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “leximi im i protestës së studentëve shumë shkurt; e para protesta i dha një shuplakë qeverisë, e dyta i dha një grusht opozitës dhe e treta i dha një shpresë shoqërisë. Shoqëri kërkon zgjidhje dhe shoqëria nuk mund ta pranojë që zgjidhja mund të vijë me porosi nga Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi nga profesor Lulzim Mziu apo profesor Qorri”.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës të pranishëm në seancë, Rama tha se “adashi im me mbiemër , Rama Luan tha që studentët kanë të drejtë të na nxjerrin jashtë ndërkohë që juve ju kanë nxjerrë jashtë sepse u detyruat të mblidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar”.

“Së pari dje janë formuar edhe organet e para të drejtësisë së re, Këshilli i lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit pasi u krijua edhe Këshilli i emërimeve në drejtësi.
Për sa i përket propozimit të tyre nuk është çështje as proceduriale as çështje buxheti që është tek presidenti. Propozimet e këtyre janë të refuzuara sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë”, nënvizoi Rama. /Atsh