Librin që Obama dëshiron që ta lexoni për të marrë vendime të mençura

Librin që Obama dëshiron që ta lexoni për të marrë vendime të mençura

Shumë vite më parë, disa muaj para se të rizgjedhej president, Barack Obama kishte lexuar një libër mbi shkencën e vendimmarrjes dhe nga atëherë ai e konsideron atë libër si një nga të preferuarit e tij.

Libri, i quajtur “Thinking, Fast and Slow” nga Daniel Kahneman, tregon thellësitë e racionalitetit njerëzor të cilat mund t’jua transformojnë mënyrën se si mendoni për inteligjencën.

Në këtë libër, Kahneman, psikolog i cili ka fituar çmimin Nobel dhe jo vetëm, i eksploron dy mënyra të të menduarit, të cilat ai i quan ‘System 1’ dhe ‘System 2’.

Sistemi i parë i të menduarit është diçka instinkte; Sistemi i dytë është më reflektiv dhe kërkon mendim më të thellë.

Shumicën e kohës, thotë Kahneman, vendimmarrja e njerëzve varet nga sistemi i parë i të menduarit, kur në të vërtetë njerëzit duhet t’i gjejnë disa sekonda për ta studiuar problemin që e kanë para se të marrin vendime.

Vlen të ceket se, në një intervistë për CNN, psikologu Kahneman kishte thënë se presidenti Obama është person që mendon ngadalë dhe që nuk e ndjekë instinktin menjëherë.

“Ai i merr në konsideratë shumë gjëra. Mendon shumë thellë”, duke aluduar se presidenti i përket grupit të njerëzve që mendojnë siç e rekomandon sistemi i dytë.