Qyteti i Kaçanikut stoliset me flamuj amerikan

Qyteti i Kaçanikut stoliset me flamuj amerikan

Për të shprehur falënderimin ndaj përkrahjes së vazhdueshme të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës, Komuna e Kaçanikut ka stolisur qytetin dhe disa pjesë të frekuentuara me flamuj amerikan.

Kryetari Besim Ilazi tha se kjo është vetëm një simbolikë për të shprehur falënderimet tona të përzemërta karshi shtetit dhe popullit amerikan, për përkrahjen e pandalshme ndaj vendit tonë, përmes ndihmesave të ndryshme.

Kryetari Ilazi poashtu tha se Kaçaniku është vend i njohur në histori për qëndresën dhe mbrojtjen e atdheut, ndërsa falënderues për ata që ndihmuan çlirimin e vendit siç është shteti amerikan.