Përkujtohet albanologu Milan Shuflai

Përkujtohet albanologu Milan Shuflai

Hebreu i Kroacisë, dëshmori i albanologjisë Milan Shuflai, u përkujtua në ngjarjen e quajtur Ditët Kroate.

Deputetja shqiptare e kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj, theksoi që Shqipëria duhet të sjellë në vëmendje këtë personalitet që u vra nga serbët.

“Siç e dimë, akademiku dhe albanologu Shuflai ka dhënë një kontribut të madh për popullin shqiptar, duke shkruar historinë e tyre”, ka thënë ajo.

“Ky burrë do një shtatore në Tiranë. Ne i kemi fondet, por kryetari i bashkisë nuk e ka miratuar”, tha Pal Trashaj, kryetar i Forumit Mbarëkombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në mbështetje të kësaj ideje është edhe ambasadorja e Kroacisë në Shqipëri.

“Ia përkushtoi jetën albanologjisë. Mendoj që ne të gjithë e dimë që kemi rrënjë të përbashkëta. Rrënjë ilire, dhe ky është një tjetër avantazh”, u shpreh Sanja Bujas-Jurga. /TCH/