Dhurata para votimit të Ushtrisë së Kosovës

Dhurata para votimit të Ushtrisë së Kosovës

Sot në fshatin Greme mbi 200 biznese që operojnë në këtë fshat, për nder të shpalljes së Ushtrisë së Kosovës, do të shpërndajnë dhurata për dy shkollat e fshatit “Jeta e Re" dhe "Enver Topalli", ku janë mbi 600 nxënësve dhe personelit të shkollës.

Kurse, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka ftuar familjar të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, që nga ora 10:00, bashkë në sallën e Kuvendit Komunal të ndjekin seancën ku do të votohet formimi i Ushtrisë së Kosovës.

“Pa kontributin tuaj të pashoq ne sot nuk do të gëzonim as lirinë, as shtetin e as ushtrinë, andaj kam dëshirë që këtë ditë historike ta ndajmë e përjetojmë bashkë. Po ashtu, janë të ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të na bashkohen në këtë ditë të madhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e komunës.