Rrugët në Rahovec, të kalueshme

Rrugët në Rahovec, të kalueshme

Bora që ka rënë gjatë natës, nuk ka shkaktuar telashe në lëvizjen e automjeteve, në gjithë territorin e komunës së Rahovecit.

Sipas njoftimit të komunës, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë, janë në gjendje gatishmëri nëse kërkohet ato do të intervenoj me kohë  për pastrimin e borës nga rrugët.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike shprehet se bora që ka rënë gjatë natës, nuk ka paraqitur ndonjë problem dhe se rrugët në gjithë territorin e komunës janë të kalueshme.