Të gjitha rrugët në territorin e Malishevës, të kalueshme

Të gjitha rrugët në territorin e Malishevës, të kalueshme

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme dhe operatorët përgjegjës janë në terren duke mirëmbajtur dhe duke pastruar borën nga rrugët, bën të ditur kjo komunë.

Sipas njoftimit, rrugët janë të kalueshme edhe në fshatrat e thella malore, ku gjithashtu është larguar bora nga rrugët, edhe pse reshjet e borës janë të vazhdueshme, por me intensitet të ulët.

Të gjitha rrugët kryesore, e sidomos atë në fshatrat e thella malore, sot i ka inspektuar drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, i cili ka konfirmuar se rrugët janë të kalueshme, përkundër reshjeve të borës.

Po ashtu rrugët janë të kalueshme edhe në fshatrat e Maleve të Berishës, ku reshjet e borës janë më të mëdha.