Sot Ramize Murtezi-Shala promovon librin “Unë e përdhunuara”

Sot Ramize Murtezi-Shala promovon librin “Unë e përdhunuara”

Sot në Librarinë Dukagjini, promovohet libri “Unë e përdhunuara” e autores, Ramize Murtezi Shala.

Promovimi bëhet në orën 18:00, ndërkaq çmimi i librit do të jetë me -20% zbritje gjatë promovimit.

Libri flet për betejën jetësore të një nëne të përdhunuar gjatë luftës bashkë me dy vajzat e saj njëra 10 e tjetra 7 vjeçare, për ta sjellë drejtësinë në vend dhe betejën për ta thyer heshtjen.

Libri bazohet në ngjarje të vërtetë!

Gjatë promovimit Znj. Ramize Murtezi Shala do t'€ bashkohen në diskutim për librin:

Vasfije Krasniqi Goodman (video lidhje), 
Prof. Rrahman Paçarizi, 
Ambasadorja Vlora Çitaku, 
Psikiatrja Mimoza Shahini dhe 
Drejtoresha e KRCT Feride Rushiti!