Debat i nxehtë në promovimin e dy librave të Ilir Muharremi

Debat i nxehtë në promovimin e dy librave të Ilir Muharremi

Në Bibliotekën e qytetit të Gjilanit “Fan S. Noli”, u promovuan dy vepra të shkrimtarit, Ilir Muharremi. “Psycho” (roman) dhe “Moskuptimet” (libër shkencor) janë dy vepra për të cilat u debatua më shumë se një orë. Jeton Rexhepi, kritik i artit foli gjatë për të dyja veprat.

“NJë Besteller në zhandrrin e Romanit në Kosovë për vitin 2018. Dhe ‘’Moskuptimet’’ një libër ku një kapitull të Librit është  kushtuar Artit figurativ botëror dhe vlerave të saj në raport me të bukurën dhe rendësin e saj si: Politika dhe arti, estetika edhe arti, arti në raport me botën, arti dhe kopja dhe artistet Injorant.

Që kryesisht është trajtu arti modern në botë.” Ishte shprehur Rexhepi për të vazhduar “Fillon me kohën e artit të barokut  dhe merren si element  mizorit ekstreme në pikturë duke u ballafaquar me ligjin dhe imazhet e një realitetit artistik, pastaj artistët e barokut që u frymzuan nga situatat ekstreme nga betejat e luftës, deri te mitologjia, skenat  me ngarkesa artistike te Rembrant tregon per mbretin Belshazzari I cili ka bër një festë të madhe se si shërbeu verë me kupa në jeruzalem arrin deri tek situata absurte,sipas kamys absurdja lindë nga ballafaqimi me heshtjen.

Heshtja analizohet edhe ne vepren e Karavaxhos ( Darka në  Emmaus 1601 ), pastaj e lidh me artistët kosovarë që në veprat e tyre ekstremi dhe absurdi janë në mes peizazhit edhe portretit që janë një përsëritje e veprave dhe temave që nga Rilindja, Surealistet e bënin mire këtë punë, krahasuar me artin e barokut dramatic” përfundon Rexhepi.

Për të dy libra foli edhe drejtori, Qazim Azizi i cili tha se “Romani “Psycho” duket mjaftë provokativ dhe është një gjë e mirë që Biblioteka e qytetit të Gjilanit pasurohet me këto dy vëllime”. Sipas tij, “Psycho”, mund të krahasohet me libra të nivelit botëror.

Në anën tjetër Riad Limani, student i cili në dorë mbante librin “Moskuptimet” nxiti debat të nxehtë për këtë libër. “Përse nuk i ke përmendur edhe fetë të tjera, por vetem krishterizmin, myslimanizmin dhe budizmin”, e pyeti autorin. “Nga ana filozofike janë trajtuar të tri fe më të rëndësihme për njerzimin vecse budizmit i jepet më shumë përparësi sepse është më shpirtëror dhe Zoti kërkohet brenda te njeriu”, u shpreh Muharremi.

U debatua dhe për religjionin i cili trajtohet në librin “Moskuptimet”, sidomos vdekja e Zotit dhe kronologjia e feve.