VIDEO-`Aria`, libër për fantazinë, misteret e përralla

VIDEO-`Aria`, libër për fantazinë, misteret e përralla

Së fundi është botuar libri për fëmijë `Aria`, i cili është libër që përbëhet nga pesë tregime

Shqipe Canolli, autore e librit për fëmijë 'Aria', tha se ky është libri i saj i parë me tregime të gjata për fëmijë. “Këto tregime janë kryesisht fantazi, mistere dhe shpalosin një botë magjike për fëmijë, kanë personazhe të shumta, e mbi të gjitha i lidh fantazia dhe përralla”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj, elementi i përrallës që është një të gjitha tregimet. “Këto janë tregimet që i kam përzgjedhur, në mesin e shumë tregime që i kam shkruar vitet e fundit”, tha ajo.

Canolli vlerësoi se për të shkruar një libër për fëmijë është më vështirë, pasi që duhet të njihet bota e fëmijëve.

Së fundi është botuar libri për fëmijë 'Aria', i cili është libër që përbëhet me  pesë tregime.