Autostrada e parë në Los Anxheles para 78 viteve

Autostrada e parë në Los Anxheles para 78 viteve

Zyrtarët e Departamentit të Transportit të Kalifornisë dhe të qytetit Los Anxheles, më 30 dhjetor 1940, kryesuan ceremoninë për inugurimin e autostradës së parë të këtij qyteti.

Rreth 1 mijë e 500 vetë morën pjesë në prerjen e shiritit të kësaj autostrade prej 7 kilometrash që ishte zgjatim i një rruge të gjerë të quajtur Arroyo Seco dhe që lidhte qendrën e Los Anxhelesit me qytetin e Pasadenës.

 Autostrada e re kishte një gjerësi prej 21 metrash dhe kishte tre korsi në secilin drejtim. Ajo mori emrin Arroyo Seco, siç quhej një përrua i tharë i cili zgjatej paralel me të.

Përgjatë kësaj autostrade u ndërtua më vonë edhe stadiumi i famshëm Rose Bowl i Pasadenës. Sot Los Anxhelesi është i famshëm për autostradat e tij që kapin rreth 1 mijë kilometra gjatësi.