“Kukuta e Sokratit” libri më i ri poetik i Sabri Hamitit

“Kukuta e Sokratit” libri më i ri poetik i Sabri Hamitit

Sabri Hamiti - poet e prozator, esejist e dramatist, profesor letërsie e anëtar i Akademisë së Shkencave nxori këto ditë në Tiranë librin më të ri poetik “Kukuta e Sokratit”.

Plot 46 vjet pas botimit të vëllimit të parë me poezi, “Njeriu vdes i ri”, Sabri Hamiti nxori këto ditë librin më të ri poetik, “Kukuta e Sokratit”, i 10-ti me radhë në këtë zhanër letrar e i 42-ti në opusin e tij krijues. Kurora poetike-lirike prej 70 poezish, të lidhura fort me ato të librit të parë, vjen në botim të ALBAS-it nga Tirana. Libri sjell edhe 16 vizatime të reprodukuara të piktorit tonë të madh, Daut Berisha, që jeton në Paris.

Librat e tjerë poetikë nga ky autor:

Njeriu vdes i ri, 1972

Faqe e fund, 1973

Thikë harrimi, 1975

Trungu ilir, 1979

Leja e njohtimit 1985, 1985

Kaosmos, 1990

ABC, Albetare për fëmijë të rritur, 1994

Melankolia, 1999

Sympathia, Testamente për Urtakun, 2004

Po sivjet, Sabri Hamiti ka botuar te ASHAK-u librin me studime letrare “Testamenti”.