Sallatë ruse për 30 minuta

Sallatë ruse për 30 minuta

Provojeni këtë variant të përgatitjes së saj.

Përbërësit:

200 gr patate

200 gr karrota

200 gr bizele të ngrira

2 vezë të ziera

200 gr proshutë gjedhi

200 gr mish pule

200 gr tranguj turshi

200 ml majonez.

Udhëzimet:

Patatet dhe karrotat i zieni për 10-12 minuta, pritini në kubikë të vegjël.

Bizelet ziejini 3-4 minuta.

Mishin e pulës ziejeni për 16 minuta e më pas priteni në kubikë njësoj si perimet.

Vezët zihen për 12 minuta,të bardhat e vezëve prehen në kubik.

Trangujt dhe proshutën pritini në kubikë.

Në një enë të madhe shtypni me pirun të verdhat e vezëve bashkë me majonezën.

Në fund tek kjo përzierje shtoni edhe të gjithë përbërësit e tjerë të përgatitur.