Eurodeputeti Mandl flet për ushtrinë, vizat dhe dialogun me Serbinë

Eurodeputeti Mandl flet për ushtrinë, vizat dhe dialogun me Serbinë

Deputeti austriak i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl ka folur rreth zhvillimeve më të rëndësishme në Kosovë gjatë vitit 2018. Sipas tij, problem mbetet liberalizim i vizave, pasi që Kosova ende nuk ka bindur vendet anëtare se është gati të udhëtojë pa viza, duke përmendur edhe migrimin.

Mandl ka theksuar se krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk u bë në kohën e duhur, pasi që ka ende çështje më esenciale me të cilët Kosova duhet të merret.

Ndonëse më herët ishte shprehur kundër korrigjimit të kufijve, këtë herë Mandl qëndron pro tij, nëse kjo do të ndihmonte në stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Deputeti i Parlamentit Evropian bënë thirrje që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë edhe po të ndodh liberalizimi i vizave, atë ta shfrytëzojnë për udhëtim dhe eksperienca të reja, por jo si mjet për të qëndruar në Evropë.

Indeksonline: Si e vlerësoni situatën politike në Kosovë?

Lukas Mandl: Krahasuar me atë si ishte situata politike e Austrisë dhjetë vite pas formimit, më 1928, situata politike në Kosovë mund të ishte edhe më e keqe. Sinqerisht, mendimi im është që shumica e njerëzve kanë nevojë për arsimim dhe kujdes shëndetësor, investime dhe punë, stabilitet dhe marrëdhënie të mira me fqinjët, ndonjëherë agjenda politike është e fokusuar në çështje të ndryshme.

Indeksonline: Parlamenti i Kosovës votoi pro formimit të ushtrisë, a është marr ky hapë në momentin e duhur?

Lukas Mandl: Jo. Kjo çështje në vetvete ka rëndësisë më të vogël krahasuar me çështjet që përmendëm më lartë. Dhe dimensioni politik i këtij vendimi është kundër produktiv.

Indeksonline:  Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por kjo nuk ka ndodhur akoma, çka mendoni?

Lukas Mandl: Është e pakënaqshme që njerëzit e të gjithë Ballkanit Perëndimor të lejohen të udhëtojnë pa viza, vetëm qytetarët e Kosovës ende kanë detyrim të kenë një vizë. Gjithnjë kam kërkuar nga parlamenti i Kosovës që të marrë vendimet e nevojshme për të përmbushur kriteret e BE-së. Pas shumë vitesh këto vendime u morën. Shpresojmë që nuk do të zgjasë shumë deri sa të gjitha vendimet të merën në favor të liberalizimit të vizave.

Politika e Bashkimit Evropian drejtohet nga tre institucione kryesore: Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian. Komisioni ka vlerësuar se kriteret janë përmbushur, Parlamenti ka votuar me shumicë në favor të udhëtimit pa viza të kosovarëve, e kam mbështetur edhe unë. Sinqerisht, mu desh që të përgjigjesha në shumë pyetje kritike nga shumë koleg prej vendeve të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian.

Shumica e pyetjeve kishin të bënin me numrin e shtetasve më të rinj të Kosovës, të cilët në shumicë do të donin të largoheshin nga vendi, ndërkohë që nga ata pritej të angazhohen në shtetin e tyre të ri, të ndërtojnë ekonominë, të forcojnë shoqërinë e tyre. Për këta të rinj them me zë të lartë dhe qartë: Për të ngritur besimin e të tjerëve në shtetin tuaj të ri ju duhet t’i besoni vetes. Udhëtimi pa viza ka të bëjë me një qëndrim maksimal prej tre muajsh në shtetet e BE-së, ka të bëjë me vizitën dhe lidhjen, jo për qëndrim ose punë.

Këshilli Evropian është vendi ku shtetet anëtare mblidhen dhe marrin vendime. Ka një numër shtetesh anëtare që kanë qëndrime kritike për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është arsyeja pse vendimi ende nuk është marrë. Nuk janë vetëm kritikët nga shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, por edhe të tjerët. Mënyra më e mirë për t’i bindur ata është të dëshmoni se shoqëria kosovare është e qëndrueshme dhe nuk do të fillojë një periudhë migrimi.

E ashtuquajtura “Republika e parë austriake”, shteti i ri i themeluar në Austri pikërisht 100 vjet më parë, kryesisht dështoi për shkak të mungesës së besimit në mesin e vetë popullit. Ndër të tjera, kjo çoi në shkatërrim të demokracisë dhe sundimit të ligjit, ideologjisë së tmerrshme të socializmit nacional ndaj krimeve monstruoze. Sigurisht që unë jam krejtësisht i sigurt se gjendja nuk do të bëhet kaq negative në Kosovë. Por unë dua të ndajë këtë përvojë, duke theksuar se besimi është një parakusht thelbësor për funksionimin e një shteti dhe një shoqërie.

Indeksonline: A mund të bëhet liberalizimi i vizave gjatë muajve të parë të vitit 2019?

Lukas Mandl: Nuk do të ishte serioze ose nuk do të lija përshtypje të mirë, nëse do të parashikoja të paparashikueshëm, kjo sepse një numër i madh i vendimeve merren nga vendet anëtare të BE-së, siç edhe përmenda më herët.

Indeksonline: Kohën e fundit marrëdhëniet Kosovë – Serbi janë tensionuar, çfarë duhet të ndërmerret?

Lukas Mandl: Kam frikë se situata disa vite më parë ishte edhe më e mirë se ajo që është sot. Për arsye të mira duhet të presim dhe të kërkojmë që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar njëra-tjetrën në forcimin e sistemeve demokratike, strukturave të sundimit të ligjit, gjendjen e tyre ekonomike, e gjithë kjo në mënyrë që të mbështesin procesin e integrimit të rajonit në tërësi.

Natyrisht unë e di se për shkak të çështjeve historike nuk është aq e lehtë për të mbështetur njëri-tjetrin. Por ne kurrë nuk duhet të harrojmë se ndihma e ndërsjellë do të ishte qasja e përshtatshme për gjërat midis fqinjëve. Për aq kohë sa ngrihen pyetjet rreth feve ose etnive, kombësive ose çfarëdo që të ekzistojnë për kategorizimin e njerëzve të rregullt, të cilët janë të gjithë qytetarë me të njëjtin dinjitet e dhe me të njëjtat të drejta të njeriut, duke i ndarë nga njëri tjetri për të shkaktuar konflikte, regjioni nuk është i përshtatshëm dhe gati për tu integruar, pa marrë parasysh  lëvizjet irracionale si këto në vijim.

Sinqerisht unë u habita pak në verën e kaluar kur ndryshimet e kufijve u vendosën në agjendë, pasi që nga leximi që kanë bërë kam menduar se në Ballkan më parë ndryshimi i kufijve nxiste konflikt dhe nuk zgjidhte problemet. Ky ishte mendimi im i parë për këtë. Por, por mendim im i dytë, i cili e përcakton pozicionin tim për atë tani, është se ne nuk duhet të imponojmë nga jashtë se çfarë është në agjendën e bisedimeve midis fqinjëve.

Sepse kjo ishte patjetër pjesë e problemeve në Ballkan pasi që në kohët e mëparshme gjërat u vendosën nga jashtë, jo vetëm gjatë dekadave, por gjatë shekujve. Unë nuk dua të jem pjesë e një qasjeje patronizuese nga Evropa Qendrore të shekullit të 21-të. Nëse ndryshimet kufitare bëjnë që dialogu të funksionojë, kjo është në rregull me mua nëse Serbia dhe Kosova e përdorin këtë çështje si një pikënisje për bërë dialogun të funksionojë.

Të gjitha vendet e rajonit varen nga njëri tjetri në një farë mënyre. Sidomos Serbia dhe Kosova varen nga njëra-tjetra për të vazhduar përpara. Shifrat ekonomike tregojnë qartë realitetin. Kjo është arsyeja pse politika në të dy vendet ka një detyrim moral për të udhëhequr popujt e tyre në një rrugë të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë dhe në ardhmen të punojnë së bashku, duke respektuar vlerat evropiane si dinjiteti njerëzor dhe liria, demokracia dhe sundimi i ligjit.

Indeksonline: Cili është mesazhi juaj për kosovarët këtë fundvit?

Lukas Mandl: Ju jeni gjithmonë në mendjen time dhe në mendjet e shumë njerëzve në BE-në e sotme që dëshirojnë që vendi juaj dhe i gjithë rajoni të ketë një të ardhme të mirë. Ju lutemi të jeni të sigurt në shtetin tuaj dhe në shoqërinë tuaj. Të angazhoheni në një mënyrë konstruktive – për të luftuar për sundimin e ligjit duke sfiduar sistemin juridik, duke luftuar për demokraci duke kandiduar për zgjedhje ose të paktën duke votuar.

Bëni gjithçka që mundeni për edukimin tuaj dhe për një qëndrim për edukim të mirë mes fëmijëve dhe të rinjve, kërkoni liderët tuaj të zgjedhur të përqendrohen në gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi në jetën e përditshme – si arsimi, kujdesi shëndetësor, transporti publik, luftimi i ndotjes, punë, sundim të ligjit. Merrni pjesë në krijimin e strukturave të duhura në vendin tuaj. Qëndroni në vendin tuaj, edhe nëse liberalizimi i vizave do të bëhet një ditë, punoni këtu për një të ardhme të mirë.

Respektoni idenë se duhet të ketë dënime për krimet e luftës pavarësisht se kush i ka kryer ato. Me të gjitha mjetet e tjera, largohuni nga e kaluara, përpiquni të lidheni me njerëz me besim të ndryshëm, prej etnive ose kombësive të ndryshme, të përpiqeni të krijoni mirëkuptim të ndërsjellë madje një ditë të  bashkëpunoni, ose të krijoni edhe miqësi. Mendoni gjëra të mëdha! Por gjithashtu qëndroni të durueshëm:

Nga të gjitha llojet e ndihmës më efektivja është ajo nëse e ndihmoni vetveten. Ju ende keni një rrugë të gjatë përpara, por shumë njerëz në mbarë botën janë me ju. Ju mund të keni një të ardhme të ndritur!