Avengers: Endgame, filmi më i pritur i 2019-s

Avengers: Endgame, filmi më i pritur i 2019-s

“Avengers: Endgame” është votuar si filmi më i pritur i 2019-ës në Shtetet e Bashkuara. Në sondazhin e zhvilluar nga Fandango, episodi pasues i “Avengers: Infinity War” fitoi vendin e parë.

Analistë të industrisë parashikojnë se me shumë gjasa, filmi do të arrijë të grumbullojë më shumë se 2 miliardë dollarë nga shitja e biletave.

Ndërkaq dokumentari i Peter Jackson mbi luftën e parë botërore “Ata nuk duhet të plaken”, ka thyer një sërë rekordesh. Prodhimi ku përfshihen xhirime dhe zëra origjinalë të veteranëve të luftës, u bë filmi më fitimprurës në ditët e para të shfaqjes në kinematë amerikane.

Ai grumbulloi 5.7 milionë dollarë në vetëm dy ditë shfaqje në muajin dhjetor duke u bërë gjithashtu edhe prodhimi më fitimprurës në histori për kompaninë Fathom Events. Dokumentari do të ekranizohet sërish në 11 janar dhe 1 shkurt.