Ankime

Ankime

Po bëhen dy vjet nga vdekja e poetit të njohur, Dritëro Agolli.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.

Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, transmeton lajm.

Për tridhjetë vjet me radhë, Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Poezi nga Dritëro Agolli

ANKIME

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…