Shoferi e tepron, del pozitiv për çdo drogë të mundshme

Shoferi e tepron, del pozitiv për çdo drogë të mundshme

Ibiza njihet si një ishull ku bëhet festa të çmendura. Por një turist kaloi në ekstrem.

Ai doli pozitiv për çdo drogë të mundshme në testin e policisë, kur u ndalua për drejtim të makinës në mënyrë të pakujdesshme.

Amfetaminë, kanabis, kokainë, metamfetaminë dhe opioid u zbuluan të gjitha në organizmin e 31 vjeçarit kur policia e testoi atë.

Burri 'i mbushur' me drogë u ndalua në orën lokale 03:00 në Rrugën Riambau de Vila në qytetin e Ibizas për drejtim të gabuar dhe të pakujdesshëm të makinës, tha policia.

Jo vetëm, gjaku i tij ishte mbushur me drogë, por kur policia e kontrolloi atë dhe automjetin e tij gjetën një sërë substancash të paligjshme, duke përfshirë 20 tableta rozë, gjashtë pilula ngjyrë purpuri, kokainë dhe një substancë ngjyrë kafe të paidentifikuar.

Shoferi i droguar përballet me një gjobë prej 1000 paund dhe 6 pikë në patentë.