​Në 5 vjet pesë muze të rinj, “Gjon Mili” i shtohet Korçës

​Në 5 vjet pesë muze të rinj, “Gjon Mili” i shtohet Korçës

Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë është muzeu i pestë i ri në 5 vitet e fundit.

Muzeu “Gjon Mili”, i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar këtë muze që i shtohet qytetit të Korçës.

Në Muzeun e rikonstruktuar ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitore me elemente nga jeta e tij, apo e kohës që jetoi.

Përmes këtij muzeu, Gjon Mili kthehet në vendin e origjinës, duke shtuar vlerat kulturore të qytetit me një thesar të çmuar./atsh/