Ekspozita e Anila Katit; Vjen për publikun pas 3 dekadave emigrim

Ekspozita e Anila Katit; Vjen për publikun pas 3 dekadave emigrim

Ajo njihet si një ndër vajzat më të bukura të Tiranës së viteve 70. Por jeta e saj nuk ishte ashtu si një ëndërrimtare e re dhe e bukur si ajo dëshironte në atë kohë.

Piktorja e re Anila Kati, mbesa e ish zëvendësministrit të tregtisë Vasil Kati, ishte vetëm 18 vjeç kur mbi të do të binin pasojat e dënimit të xhaxhait të saj.

Pas më shumë se tre dekadave në emigrim ska pak ditë që çeli ekspozitën e saj personale në Muzeun Historik Kombëtar ndërsa na pret në shtëpinë e saj.

“Kjo është ekspozita e tretë që unë bëj në Tiranë, ndër vite. Qëkur jam larguar. Unë mendoj që nga të gjitha ekspozitat që unë kam bërë kjo ka qenë më e plota.Për arsye se unë kam përmbledhur në këtë ekspozitë më tepër punë edhe si numër, por edhe si kohë. Duke përfshirë edhe pjesën e restaurimit artistic që unë e kam bërë në Tiranë, edhe pjesën e restauros që unë e kam bërë në Firence”, tha Anila Kati, piktore.

Në vitet e diktaturës Anilës ju hoq e drejta e studimit.

“Në atë kohë që unë isha vajzë e re që kisha ëndrrat e mia nuk shikoja motivin përse do të më ndërpritej studimi I lartë dhe kjo ishte dicka që unë e ruaja brenda me vuajtje”, sqaron Anila Kati, piktore.

Tanimë ka përfunduar studimet e mohuara në një nga Akademitë e Artit më prestigjioze të Evropës, në Firence. Jeton në Manchester, por Shqipërinë e konsideron shtëpinë e saj.

“Një artist është shumë e rëndësishme të mbajë origjinën, që është identiteti I tij. Por edhe perplasja me një kulture tjetër është shumë interesante sepse krijon diçka unike”, shprehet piktorja Anila Kati.

E ndërsa sot ajo rikthehet që me grafikat e Liceut, punë t e restaurimit në Firence dhe 3D e Anglisë, premton që së shpejti do të jetë sërish për publikun në Shqipëri.

“Unë do vazhdoj rrugën time, do bëj Anilën që mendoj unë”, shprehet ajo.