Barnat që mund të shkaktojnë depresion

Barnat që mund të shkaktojnë depresion

Barnat, pos efektin e mirë që bëjnë, kanë edhe veprim të padëshirueshëm ndaj të cilit patjetër duhet keni kujdes

Më shumë se 200 lloje të ndryshme barnash, duke përfshirë edhe disa të cilat më shpesh i marrin të rriturit, mund të shkaktojnë depresion.

Disa mjekë për këtë nuk janë të informuar apo nuk i kushtojnë kujdes kur u përshkruajnë barna pacientëve.

Sa më shumë barna të përdorin, për njerëzit është rreziku më i madh që të sëmuren nga depresioni.

Kur personat të cilët marrin një lloj barnash, rreziku nga shfaqja e depresionit është 7 për qind, derisa te ata të cilët marrin tri lloje sosh 15,3 për qind rreziku është më i madh.

Është më se e sigurt që nga depresioni do të sëmuren të moshuarit të cilët marrin disa lloje barnash dhe ata të cilët janë të ndjeshëm ndaj kësaj gjendjeje. Madje edhe kur merrni barna të cilat mund të kenë lidhje me depresionin, nuk do të thotë që patjetër të sëmureni nga depresioni.

Ndodh që te njerëzit të cilët marrin barna të ndryshme kurrë të mos shfaqet kjo sëmundje.

– Ndonjëherë njerëzit janë në depresion edhe para se të fillojnë terapinë me barna apo kanë ndonjë problem tjetër shëndetësor i cili çon në depresion, thotë Igor Galinker, profesor i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Nju-Jork.

Për shembull, njerëzit të cilët kanë dhembje kronike vuajnë nga depresioni apo nga ndonjë çrregullim tjetër mendor, sepse qendra në tru e cila percepton dhembjen gjithashtu godet edhe humorin.

Nëse merrni ndonjë nga këto barna mund të ndodhë që të vuani nga depresioni:

– betablokatorët dhe barnat për kontrollim të shtypjes së gjakut;
– antidepresivët;
– barnat kundër anksiozitetit;
– opiodet;
– kortikosteriodet;
– barnat kundër alergjisë dhe astmës;
– antikonvulsantet;
– hormonet.

Kushtoni kujdes humorit tuaj kur merrni terapi të caktuar dhe nëse vëreni ndonjë ndryshim, shkoni te mjeku.

Ndonjë nga ndryshimet janë mosinteresimi për aktivitetet të cilat dikur i keni dashur, humbja e apetitit dhe ndryshimi i peshës trupore, pagjumësia apo gjumi i pamjaftueshëm, lodhja ekstreme, problemi me përqendrimin, të ndierit person i pavlerë, por edhe mendimet për vetëlëndim dhe vetëvrasje.

Patjetër lexoni udhëzimin i cili gjendet bashkë me ilaçin dhe kushtoni kujdes a ndikon dhe si ndikon në humor dhe në tru. 

Nëse shkruan që ndikon në shfaqjen e depresionit, luteni mjekun t’ju përshkruajë ndonjë ilaç tjetër.