Me Nissanin e ri shoferët mund të shohin rrugën në distanca të largëta

Me Nissanin e ri shoferët mund të shohin rrugën në distanca të largëta

Teknologjia kombinon të dhënat lokale nga sensorë të makinës me informacionin publik.

Nissan ka zhvilluar një makinë të re që i lejon shoferit të shohin se çfarë po ndodh rreth tij dhe çfarë po ndodh në rrugë në të ardhmen e afërt.

Duke kombinuar të dhënat lokale nga sensorë të makinës me të dhënat e infrastrukturës së transportit publik, shoferi mund të kuptoj se a janë të gjitha rrugët të kalueshme apo jo, a janë këto rrugë duke u ndërtuar apo jo, dhe se çarë shtrihet përpara tij.

Me këtë, prodhuesi i makinave e kupton botën virtuale, që përbëhet, për shembull, nga të dhënat e sensorëve, të dhënat e reve dhe inteligjenca artificiale. Ndërveprimi me të dhënat duhet të bëhet i arritshëm me anë të një “naviguesi” virtual – për shembull, një avatar, i cili duhet të duket si një karikaturë ose diçka e tillë.

I2V duhet të përdoret për makinat konvencionale , si dhe për makinat vetëlëvizëse . Në makinat vetëlëvizëse , teknologjia mund të përdoret gjithashtu për të bërë udhëtimin më të këndshëm.