Gozhduan dyert e fakulteteve, shoqërohen në polici dy studentë

Gozhduan dyert e fakulteteve, shoqërohen në polici dy studentë

Studentët u rikthyen këtë të hënë në shesh duke bojkotuar mësimin në universitete dhe mbajtën gjallë protestën e tyre para Kryeministrisë, duke i shtuar 8 kërkesave drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama edhe një tjetër, që është rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Por, para se të grumbulloheshin masivisht para Kryeministrisë, studentët bllokuan hyrjen e fakulteteve të tyre, duke i gozhduar ose kyçur ato.

Dhe dy prej studentëve që ndërmorën këtë akt në Universitetin Politeknik dhe Fakultetin e Drejtësisë në UT janë arrestuar në mbrëmje nga policia e Tiranës dhe gjenden në rajonin Nr.1.

Gjithashtu si një arsye për arrestimin e tyre dyshohet të jetë edhe varja e çarçafit të madh te Universiteti Politeknik. Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante./tch