Reshje bore edhe në zonat bregdetare të Shqipërisë

Reshje bore edhe në zonat bregdetare të Shqipërisë

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare deri në orët e pasdites. Më pas duke nisur nga zona e veriperëndimit do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vranësirat do të shoqërohen me reshje bore në të gjithë vendin duke prekur edhe zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore. Ngrica në të gjithë vendin.

Ngrica të forta në zonat malore gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-15m/sek. Valëzimi i në det do të jetë i forcës 1-2 me lartësi vale 0.7-1.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër     -5/7 diell re borë

Kukës         -7/3  diell re borë

Lezhë          -4/8  diell re borë

Dibër -9/0     diell re borë

Durrës        -5/7  diell re borë

Tiranë         -6/7  diell re borë

Elbasan      -7/8  diell re borë

Berat -9/7   diell re borë

Vlorë -3/7    diell re borë

Korçë          -11/-1  diell re borë

Gjirokastër -9/7  diell re borë

Sarandë     -2/12 diell re borë.