Ekranet e lakueshme – fantashkenca që po bëhet realitet

Ekranet e lakueshme – fantashkenca që po bëhet realitet

Pas shumë vitesh me modele prototip, ekranet e lakueshme do të fillojnë të bëhen pjesë e jetës së përditshme, duke hapur perspektiva të reja për sektorin e kësaj teknologjie, në veçanti në industrinë e smartfonëve, që mezi presin të revolucionarizojnë një treg që është bllokuar.

Koreano-jugori LG prezantoi një televizor ekrani i të cilit mund rrotullohet krejtësisht, gjatë një prezantimi në kuadër të hapjes zyrtare të sallonit CES të elektronikës për publikun e gjerë në Las Vegas, ku bota e teknologjisë do të paraqesë deri të premten inovacionet e saj të fundit.

Ekrani i teknologjisë OLED prej 165 centimetra mund të mblidhet krejtësisht në bazamentin e tij, që është i teknologjisë më të fundit, sipas gazetarëve të pranishëm gjatë një prezantimi për median të bërë në kuadër të hapjes zyrtare të sallonit “Consumer Electronics Show”, ku bota e teknologjisë do të paraqesë deri të premten inovacionet e saj më të fundit.

“Ajo që fanta-shkenca ka imagjinuar para disa dekadash tashmë është një realitet”, deklaroi David VanderWaal, përgjegjës i marketingut.

“Ky është fantastik, dekoruesit e ambienteve të brendshme do ta adhurojnë”, thotë i ngazëllyer Avi Greengart, duke folur për një teknologji unike.

“Ekranet e lakueshëm do të jenë tendenca e madhe e këtij viti”, sipas Avi Greengart, duke theksuar se edhe në sektorin e smartfonëve, shumë sipërmarrje pritet të paraqesin risitë e tyre në fund të shkurtit në “Mobile World Congress”.

“Të gjithë e dinë që 2019 do të jetë vitit i fillimeve zyrtare të dy teknologjive vërtetë revolucionare në botën e elektronikës: ekranet e lakueshme dhe smartfonët 5G (interneti super i shpejtë në telefona)”, vlerëson analisti Bob O’Donnell i “Technalysis”.

“Pas një kohe të shkurtër, parashikoj që do të jenë smartfonët me ekrane të lakueshme që do të kenë më shumë sukses sepse impakti i tyre mbi mënyrën e përdorimit të telefonit dhe dizajni do të jenë aq të parezistueshme sa që konsumatorët do e harrojnë shpejtësinë 5G”, analizon O’Donnell. /Atsh/


MË SHUME NGA Tech