Propozohet ndryshimi i ligjit për kafshët shtëpiake në Maqedoni

Propozohet ndryshimi i ligjit për kafshët shtëpiake në Maqedoni

Tredhja e detyrueshëm i kafshëve shtëpiake dhe rritja e gjobave për personat fizik dhe juridik parashikohet me propozimin e ri për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, të propozuar nga një grup deputetësh, njofton “SDK.mk”.

 “Pronarët e qenve kur ata janë në moshë riprodhuese janë të detyruar të tredh në ambulancat e veterinare, spitaleve dhe klinikave të autorizuar nga dispozitat ligjore për kujdesin veterinar, përveç pronarëve të qenve të cilët kanë të regjistruar shtëpitë e qenve. Shpenzimet e këtyre procedurave ngarkohen mbi pronarët e qenve”, thuhet në ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetët Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Nikica Korubin, Irena Stefoska, Ivana Tufekxhiq, Milena Gjorgieva, Shpresa Hadri, Mirsada Emini Asani, Snezhana Kaleska Vançeva.

Në sqarimin e ndryshimeve ligjore thuhet se një masë e tillë është propozuar për të parandaluar një rritje të pakontrolluar dhe të pakufizuar të numrit të qenve të rrugës, që kryesisht rrjedh nga mbarështimi i kafshëve shtëpiake.