Mads Mikkelsen vjen në rolin e vrasësit në filmin krim-aksion “Polar”

Mads Mikkelsen vjen në rolin e vrasësit në filmin krim-aksion “Polar”

Netflix e ka publikuar paraqitjen e parë të shkurtër për filmin krim-aksion, “Polar”, që është i bazuar në romanin me të njëjtin emër.

Regjisori skocez, Jonas Akerlund, i ka drejtuar xhirimet e këtij filmi, sipas skenarit të cilin e ka shkruar së bashku me Jayson Rothëell dhe Victor Santos.

Filmi flet për vrasësin e njohur, Duncan Vizla, rolin e të cilit e luan Mads Mikkelsen.

“Mjeshtri i vrasjes del nga pensioni për të luftuar me një grup kriminelë të rinj”, thuhet në përshkrimin e filmit.

Karkateri që e luan Mikkelsen lufton për ta mbrojtur Vanessan – një femër e pafajshme, të cilën e portretizon Vanessa Hudgens.

Krahas tyre, në film luajnë edhe Katheryn Winnick, Matt Lucas, Ruby O. Fee, Fei Ren, Anthony Grant, Josh Cruddas, Robert Maillet, Julian Richings, Johnny Knoxville e Richard Dreyfuss.

“Polar” do të jepet premierë në Netflix më 25 janar të këtij viti.

Aktori danez, Mads Mikkelsen, karrierën në aktrim e ka filluar në vitin 1996, ndërsa u bë i njohur në Danimarkë me trilogjinë “Pusher”.

Famën botërore 53-vjeçari e arriti me rolin negativ në filmin për James Bondin, “Casino Royale” (2006).


MË SHUME NGA Kulturë