BMW ua plotëson dëshirën kinezëve – zgjat Serinë e re 3

BMW ua plotëson dëshirën kinezëve – zgjat Serinë e re 3

BMW prezantoi versionin Li të “treshes” së re, e cila është 12 centimetra më e gjatë se versioni standard.

Kinezët do të marrin një limo të gjatë 4,83 m, ndryshe nga evropianët, BMW 3 Series e të cilëve është 4,71 m. Ashtu si me modelet e shtuara, rritja u pasqyrua më së shumti në distancën ndërmjet akseve të rrotave (11 cm).

Distanca në mes të boshteve në Series 3 Li është 2.96 m, kështu që pasagjerët në ulëset e pasme do të kenë më shumë hapësirë se sa “treshja” e rregullt. Rivalët e ri të BMW 3 Series Li në Kinë janë gjithashtu modele të zgjeruara si Audi A4 L, Jaguar XE L dhe Mercedes C klasa L.

Brezat e mëparshëm të “treshes” për 2018 u shitën në tregun kinez në 130,000 kopje, kështu që modeli i ri pritet të tërheqë një numër të madh të konsumatorëve në atë vend.