VIDEO-Sejdiu: Shëndetësia është në rrugë të mbarë

VIDEO-Sejdiu: Shëndetësia është në rrugë të mbarë

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu, tha se po punojnë që të ketë investime në QKUK dhe që pacientët e Kosovës të mos kenë probleme gjatë kurimit në QKUK.

Sipas tij në QKUK, janë bërë ndryshime pozitive. “Prej 1 shkurti e deri më tani asnjë pacientë nuk ka dalë nga QKUK, për të kërkuar ndihmë jashtë”, tha ai sonte në RTK.

Sipas tij SHSKUK-ja ka pasur të arritura të përgjithshme, ka pasur rritje të furnizimit me pajisje mjekësore, ka pasur krijimin e shërbimeve të reja mjekësore, funksionalizimi të  shërbimeve të reja mjekësore për 24orë etj.

Ai tha se po punohet  të rriten shërbimet nëpër klinika. “Shëndetësia është në rrugë të mbarë, puna e grevës nuk e zbeh punën në QKUK”, tha ai. Sipas tij shërbimet e përgjithshme duhet të kryhen në QKUK. “Edhe sigurimet shëndetësore do të zgjidhin shumë probleme”, tha ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi