Tom Hardy konfirmon se do të kthehet për vazhdimin Venom 2

Tom Hardy konfirmon se do të kthehet për vazhdimin Venom 2

Është konfirmuar se Tom Hardy do të vazhdojë rolin e tij në pjesën e dytë të filmit Venom, raporton Variety. Pavarësisht kritikave të përziera, filmi Marvel fitoi 855 milionë dollarë në mbarë botën dhe Tom fitoi shumë lavdërime për performancën e tij si Eddie Brock.

Ky lajm vjen pasi Sony ka lënë një datë lëshimi në tetor 2020 për një projekt të paidentifikuar, i cili i bëri fansat kurreshtar nëse kjo datë është për pjesën e dytë të filmit Venom.

Javë më parë, skenaristi Jeff Pinkner la të kuptohet se një vazhdim i filmit ishte në punime e sipër dhe për një intervistë ai tha “Unë nuk mund të them asgjë tjetër përveç se filmi po ndodh”.


MË SHUME NGA Kulturë