Parlamenti në Shkup do të fillojë debatin për ndryshimin e emrit

Parlamenti në Shkup do të fillojë debatin për ndryshimin e emrit

Ligjvënësit në Maqedoni do të fillojnë të mërkurën debatin në Parlament për ndryshimin e emrit që do t’i jepte fund mosmarrëveshjes me Greqinë.

Kryeministri Zoran Zaev ka mbështetur ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe po përpiqet për miratimin e propozimit në debatin e planifikuar për 9 janar.

Megjithatë ai nuk e ka shumicën prej 120 deputetëve të Parlamentit.

Kjo do të thotë, se atij i duhen edhe votat e deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE për të kaluar propozimin.

Kështu ndodhi edhe në nëntor kur filloi procesi i ndryshimit të emrit.

Nëse parlamenti e voton ndryshimin e emrit, Greqia ka premtuar se do të ndalë bllokimin e përpjekjeve të Shkupit për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Por, edhe nëse Maqedonia e voton propozimin, ai duhet të miratohet edhe nga parlamenti grek.(Rel)