189 raste, për 24 orë në Emergjencë

189 raste, për 24 orë në Emergjencë

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 189 raste për 24 orë.

35 pacientë kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit, 44 persona i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

Gjatë kësaj kohe, kishte edhe 67 raste internistike dhe 27 ortopedike.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së janë pranuar 34 pacientë