Maqedoni, miratohet programi për transplantim të organeve

Maqedoni, miratohet programi për transplantim të organeve

Në seancën e djeshme qeveritare ministrat e miratuan propozim-programin për transplantim në Republikën e Maqedonisë për vitin e ardhshëm.

Qëllimi i këtij programi është që të rritet numri i donatorëve nga person i vdekur përmes lehtësimit të procedurës së transplantimit të organeve dhe indeve në interes së pacientëve, rritje të numrit të transplantimit të organeve dhe indeve nga trupi i njeriut për shkak të kurimit.

Siç thonë nga qeveria, programi do të krijojë sistem i cili do të sigurojë dhe garantojë qasje të drejtë ndaj organeve dhe indeve përmes formimit të listës së pritjes sipas llojit të organeve të cilat do të bazohen në kritere transparente, objektive dhe mjekësore. Një pjesë e aktiviteteve të këtij programi do të drejtohen edhe ndaj ngritjes së vetëdijes te popullata për donimin e organeve dhe indeve, veçanërisht përmes informimit të opinionit për rëndësinë e transplantimit të organeve dhe indeve, shtohet në kumtesë.

Ministrat në seancën e 114-të e pranuan propozim-programin për sigurimin e mjeteve për kurim spitalor pa pagesë së pjesëmarrjes (participimit) për pensionistë dhe për sigurimin e mjeteve për shërbime shëndetësore spitalore të specialistit-konsultativ për shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në para në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.

Nga fusha e shëndetësisë, dje Qeveria e pranoi edhe propozim-programin për kurim të sëmundjeve të rralla në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.